Stadiumi Loro Boriçi është një stadium multi-qëllimor në Shkodër, Shqipëri, aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpi e KF Vllaznia. Pas renovimit në vitin 2016, ajo ka një kapacitet rreth 16.000 vende.[2] Stadiumi është edhe stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri pas Stadiumi "Air Albania" Tiranë[3]

Fakte të shpejta Emrat në të kaluarën, Vendndodhja ...
Stadiumi Kombëtar Loro Boriçi
Emrat në të kaluarënStadiumi Vojo Kushi (1953–1990)
VendndodhjaShqipëria Shkodër, Shqipëri
Koordinatat42°04′12″N 19°30′24″E
PronariBashkia Shkodër
OperatoriKF Vllaznia
Kapaciteti16.000[1]
Madhësia e fushës105 x 68 m
SipërfaqjaBari
Ndërtimi
Gurthemeli1939
Hapur1953
Rinovuar2001, 2015, 2016
Rrënuar2015
Çmimi i ndërtimit17 milion (vetëm rekonstruktimi në vitin 2016)
ArkitektiBolles+Wilson
Përdoruesit
KF Vllaznia
Kombëtarja shqiptare e futbollit
Përfaqësuesja kosovare e futbollit (vetem në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2018)
Mbylle

Historia

E ndërtuar në vitin 1953 dhe e emertuan me emrin stadiumi Vojo Kushi, një hero i Luftës së Dytë Botërore, ajo u riemërua në 1990, me emrin stadiumi Loro Boriçi, një lojtar i famshëm nga ky qytet në vitet 1940 dhe 1950, i cili sidomos ishte rezerva e Silvio Piola në SS Lazio.

Stadiumi priti ekipin kombëtar të Shqipërisë në futboll në një ndeshje kundër Rusisë në 29 mars 2003, kjo ndeshje ishte ndeshje per eliminatoret e UEFA Euro 2004. Ndeshja përfundoi në një fitore 3-1 për Shqipërinë.

Rekonstruktimi në vitin 2015

Në tetor të vitit 2014, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka premtuar rindërtimin e stadiumit, e cila ishte rinovuar në vitin 2001.[4] Ai tha se stadiumi do të jetë me një kapacitet të përtërirë prej rreth 20.000 vende. Më 3 maj 2015, punimet e ndërtimit, ka filluar zyrtarisht, duke e çuar në stadium me një kapacitet prej 15.993 vendesh[5] Më 5 Prill 2017, Qeveria Shqiptare mori vendim për të përmirësuar infrastrukturën e stadiumit Loro Boroci duke i akorduar shumën prej 75 million lekë. Më këtë vendim pista e atlektikës në Shkodër do të jetë e veshur në tartan. Ky vendim do të zbatohet nga Federata Shqiptare e Futbotllit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, duke i shërbyer kësisoj atletikës.[6]

Stadiumi Loro Boriçi si stadium i Përfaqësueses kosovare te futbollit

Stadiumi Loro Boriçi pritet të jetë stadium i përfaqësueses kosovare te futbollit gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018, për shkak se dy stadiumet kombëtare të futbollit të Kosovës janë nën renovim,[7][8] ndërsa Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në një postim në Facebook, ai thotë se ekipi i ri i përfaqësueses kosovare në futboll do të luajë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2018 në stadiumin Loro Boriçi.[9]

Referime

Lidhjet e jashtme

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.